TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pavarësisht asaj që thotë Veliaj se ka arritur marrëveshje me një grup aktorësh, protesta para Teatrit Kombëtar do të vazhdojë. Neritan Liçaj i ka bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen atij dhe artistëve të tjerë që do të vazhdojnë të protestojnë kundër atyre që i quan “politika e korruptuar, mafies së betonit dhe propagandës së gënjeshtrave”
Si vazhdues i frymes qytetare te petagogeve te mi Agim Qirjaqi, Vangjush Furrxhi, Robert Ndrenika e shume e shume te tjereve. Ne mbrojtje te vlerave me te mira te trashegimis kulturore, prones publike ku ben pjese dhe Teatri Kombetar, kunder ploitikes se korruptuar, mafjes se betonit, propaganges se genjeshtrave diten per diell, ju ftoj te gjitheve pa perjashtim te mblidhemi ne teater ne oren 19.00 per te mbrojtur dinjitetin tone qytetar.
Nuk jemi te shitur as tradhetojme ne artistet. Nuk jemi lodra partish per kete ju siguroj. Duam vetem te na degjoni dhe mbeshtesni ju Shqiptar pa perjashtim, pa te cilet ne nuk jemi asgje”
Me herët sot kreu i bashkise se Tiranes, Erion Veliaj tha se arriti një marreveshje me artistët për Teatrin Kombëtar. Deklarata e Veliajt u shoqërua me një foto ku ai shfaqej së bashku me Alfred Trebickën, Altin Bashën dhe aktorin Arben Derhemi. Edhe ky i fundit e mohoi menjëherë marrëveshjen me Veliajn dhe nuk ka pranuar të hedhë firmën mbi paktin që i ofron kryebashkiaku.
Artistët që protestojnë kërkojnë tërheqjen e menjëhershme të projektligjit nga Ministria e Kulturës dhe më pas uljen në negociata me qeverinë.