AKTUALITET, 27 Qershor 2018, 18:46

Dështimi me negociatat, Rama shpërthen kundër opozitës: Jeni stërnipër të Esat Pashë Toptanit

Dështimi me negociatat, Rama shpërthen kundër opozitës: Jeni

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në një takim ministrat dhe grupin parlamentar një ditë pas vendimit të BE-së për shtyrje të datës së hapjes së negociatave. Që në nisje të fjalës së tij, Rama ka sulmuar opozitën, për qëndrimin që ajo ka mbajtur sa i përket çështjes së negociatave. Rama i është referuar deputetëve të opozitës si ‘stërnipër të Esat Pashë Toptanit’. Duke vazhduar më tej lumin e akuzave ndaj opozitës, Rama solli në vëmendje habinë sipas tij, të ndërkombëtarëve, për qëndrimin që opozita ka mbajtur ndaj negociatave. Sipas tij kjo opozitë ka në frymë Esat Pashë Toptanin, në gërmë Sali Berishën dhe më tej Babalen. Përroi psiqik i Ramës shkonte edhe më tej duke e etiketuar opozitën si ‘esadiste’. Në fakt ky skenar i Ramës për ta nxjerrë opozitën si fajtore për dështimin me negociatat, ishte paralajmëruar më herët. Pak e nga pak ndërsa afronte 28 qershori, Rama ishte duke përgatitur terrenin për të justifikuar dështimin spektakolar.