AKTUALITET, 27 Qershor 2018, 19:37

Përmbytja e Bibliotekës Kombëtare, PD kërkon hetim ndaj Bashkisë së Tiranës

Përmbytja e Bibliotekës Kombëtare, PD kërkon hetim ndaj

Përmbytja e Bibliotekës Kombëtare, ku mbi 12 mijë libra u dëmtuan dhe po thahen në kushte skandaloze, e ka nxitur Partinë Demokratike të kërkojë një hetim edhe për Bashkinë e Tiranës.

Dy deputetë, Romeo Gurakuqi dhe Hekuran Hoxhalli, pohuan se kjo situatë erdhi si pasojë e punimeve skandaloze në Sheshin “Skënderbej”.

“Megjithëse është kryer 20 milionë euro investim mungon sistemi i shkarkimit të ujërave nëntokësorë”, pohuan dy deputetët blu.

Deputetët thanë se ata nuk u lanë të futeshin në ambientet e brendshme të Bibliotekës për të parë situatën dhe se qeveria po mundohet të shesë idenë se përmbytja erdhi nga reshjet pazakonta të shiut.

/TPZ.AL/