TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dhënia e tre vendburimeve të naftës një kompanie që ka lidhje me rusët kanë detyruar amerikanët të thërrasin ministrin Gjiknuri në Uashington.
Edhe pse ai e shiti si sukses vizitën nuk tregoi shpjegimet që ka dhënë për skandalin e tenderit të naftës. Se cfarë i kanë kërkuar ministrit në Amerikë u pa në intervistën dhënë në median që mban qëndrimet e DASH, siç është Zëri i Amerikës.
Ministri për Infrastrukturën dhe Energjinë, Damian Gjiknuri është vënë përballë disa pyetjeve të vështira në intervistën e dhënë për Zërin e Amerikës të mërkurën. Ai u pyet gjerësisht për marrëveshjen që po nënshkruhet me kompaninë Transoil Group AG (TOG) e cila do të marrë në shfrytëzim 3 vendburime të naftës në vend.
Sipas VOA ka dyshime se kjo kompani është e lidhur me Gazpromin rus, por Gjiknuri e mohoi këtë. Intervista e dhënë në VOA ka vënë në vështirësi ministrin, i cili medieve të Tiranës iu është shmangur duke e kaluar në heshtje këtë skandal.
Sa i përket tenderit dhe lidhjeve të kompanisë me rusët ministri dha këtë përgjigje:
“Kjo përzgjedhje është bërë në bazë të një procedure të hapur ndërkombëtare. Së dyti, kompania Transoil, që ju përmendni, ka një veprimtari në Shqipëri qysh në vitin 2011-12, në mos gaboj, si një kompani e regjistruar në Zvicër. Pra, kjo nuk është një gjë e re. Së treti, nuk kam një informacion të tillë dhe doja t’iu thoja, që nëse do të ishte e tillë, ju mendoni që zyrtarët amerikanë, të cilët bashkëpunojnë shumë afër me qeverinë shqiptare në sektorin hidrokarbur do të kishin mundësi të takoheshin me mua dhe të mirëprisnin në një aktivitet kaq të madh ndërkombëtar, nëse interesat amerikane do të viheshin në dyshim? Besoj se kjo pyetje nuk ka nevojë për përgjigje, pasi gjithçka që është bërë aty është transparente, është diçka në proces, sepse negociatat nuk kanë përfunduar”.
Edhe pse ai thotë se kemi të bëjmë me një procedurë të hapur ndërkombëtare, po i rendisim mashtrimet të cilat në një vend normal, jo vetëm që do ta largonin një ministër nga detyra, por dhe do ta çonin në bangën e të akuzuarve.
Gënjeshtrat e Gjiknurit
-Tenderi nuk ka qenë i hapur. Nuk ka publikim apo njoftim të kompanive pjesëmarrëse në tender mbi kualifikimin e kompanive. (Lidhur me këtë kompanitë po i drejtohen Prokurorisë).
-Mbi ç’baza u zgjodh meqë është i hapur, dhe në prani të kujt u bë shpallja e kompanisë fituese?
-Transoil është kompani private dhe jo publike siç tha Ministri që gënjen publikisht.
-Peter Krempin që është CEO është i lidhur ngushtë me investime në Rusi.
-Transoil ka marrëveshje me Gasprom (GP).
-Ministri tha që nuk kam dijeni për korrespondencën e TOG me GP dhe pas 2 minutash pohoi që kishte lexuar publikimet në shtyp.
-Përderisa TOG ka detyrime automatikisht duhej përjashtuar.
-Gjate gjithë bisedës Ministri u shpreh “me sa kam unë në dijeni” Pyetja është: -A është viktimë e Albpetrolit apo kërkon të fshehë korrupsionin në tender?
Lidhur me sa më sipër le ti bëjmë dy pyetje Gjiknurit; A e di që një ditë do të përballet me drejtësinë për këtë tender korruptiv dhe me shkelje flagrante?
A ka bërë ndonjë investigim Ministria për të gjitha akuzat që i janë bërë në shtyp? Nëse PO, përse nuk i publikon në kuadër të transparencës së një Tenderi Ndërkombëtar?/TPZ.AL/