AKTUALITET, 27 Qershor 2018, 23:53

Plagosje me thikë brenda një lokali në Elbasan, dy të rinjtë shoqërohen në spital

Plagosje me thikë brenda një lokali në Elbasan, dy të
Dy të rinj kanë mbetur të plagosur si pasojë e një përleshje me thikë në ambjentet e një lokali në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45 ku shtetasit A.Q, 19 vjeç dhe F.T., 18 vjeç ( shokë) banues në Elbasan, për motive të dobëta janë konfliktuar me nje shtetas tjeter rreth 23 vjeç.

Si pasoje e konfliktit jane plagosur me thike shtetasit A.Q e F.T, të cilët janë trasportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor, u bë identifikimi i autorit të dyshuar i cili është 19 vjeçari Q.P banues në Elbasan, i cili sapo u kap nga shërbimet e policisë.