TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sabrina Lekaj u gjet e vdekur në makinë më 25 korrik nga policia australiane, pasi ishet përleshur gjatë me të atin e saj, Petrit Lekaj.
Ditën e sotme i është dhënë lamtumira, 20-vjeçaresm nga familja, miqtë të afërmit dhe e gjithë rrethi i saj shoqëror.
Sipas mediave të huaja është parë që vëllai i së ndjerës, 11-vjeçari Pyrrhus, nëna Romina dhe gjyshja e saj me origjinë shqiptare të kenë qarë e vuajtur gjatë përcjelljes së të resë në banesën e fundit.
Shkak për vrasjen është bërë dalja e saj në një party gjatë orëve të vona të natës. Gjithashtu u gjet me plagë të rënda edhe 49-vjeçari Petrit Lekaj, babai i Sabrinës.
Policia dyshon se shqiptari pasi ka vrarë të bijën, ka tentuar të vrasë edhe veten, me thikë.
Ai tashmë është nën akuzën e vrasjes, teksa qëndron nën kujdesin mëjkësor, me mbikëqyrjen e policisë.
Mediat e huja raportojnë se e reja, kishte dalur me shoqet të festonte mbylljen e provimeve të këtij për këtë vit akademik, por përfundoi tragjikisht e vrarë si shkak i babait të saj.
Ajo ishte një studente e shkëlqyer në Universitetin e Australisë Jugore, për mjekësi. Gjithashtu Sabrina ishte dhe një talent në piano.