AKTUALITET, 7 Gusht 2019, 16:02

Plas në Kamëz, mbështetësit e PS-së thyejnë xhamat dhe hapin dyert e Bashkisë

Plas në Kamëz, mbështetësit e PS-së thyejnë xhamat


Mbështetësit e PS-së kanë thyer xhamat dhe kanë prishur bravën duke hapur derën në mënyrë që kryetari Rakip Suli të hyjë në zyrën e tij.

Qytetarë dhe mbështetës të PS-së janë mbledhur para Bashkisë së Kamzës duke hapur dyert e saj.

Pasi kanë thyer xhamat dhe kanë prishur bravën, mbështetësit e PS-së kanë hapur derën në mënyrë që kryetari Rakip Suli të hyjë në zyrën e tij.

Pas hapjes së derës, kanë qënë Këshilltarët Bashkiakë ata që kanë hyrë të parët edhe pse kanë hasur rezistencën e punonjësve të administratës

Ndërsa vlen për t’u përmendur se në momentin që mbështetësit e PS-së kanë mbërritur në ambientet bashkisë, kryebashkiaku tashmë në ikje Xhelal Mziu nuk ndodhej aty.