AKTUALITET, 7 Gusht 2019, 17:11

Karlo Bolino kërkon dorëheqjen e Bashës: Është gënjeshtar dhe me besueshmëri zero

Karlo Bolino kërkon dorëheqjen e Bashës: Është

Duke analizuar skadimin e afatit të regjistrimit të partive në zgjedhjet e dekretuara të 13 tetorit nga Ilir Meta, Karlo Bolino në një editorial tek Shqiptarja.com ka vërejtur faktin se PD edhe i njeh këto zgjedhje edhe nuk merr pjesë në to. ‘Është e qartë se askush në botën reale nuk e merr seriozisht, dhe Basha këtë e di mirë, por, në rast se do të ndodhte e kundërta, nëse edhe KQZ-ja do të bëhej virtuale dhe të pranonte kërkesën e PD-së, më 13 tetor do të zhvilloheshin zgjedhje të reja vendore, siç kërkoi Lulzim Basha, por me pjesëmarrjen vetëm të LSI, PR dhe PA” ka shkruar Bolino i cili e numëron edhe këtë mes gënjeshtrave dhe premtimeve të pambajtura të Bashës: “Pas njëmijë premtimesh të pambajtura dhe një deti të tërë gënjeshtrash, në të cilin ka shkrirë edhe ato pak të vërteta të treguara gjatë gjashtë viteve opozitë, besueshmëria e Lulzim Bashës tashmë ka shkuar në zero. Dhe, megjithëse duket paradoksale, kur një lider nuk është më i besueshëm, si ai, ka vetëm një rrugë për të shpetuar partinë e vet dhe ta vënë në vështirësi kundërshtarin e tij: të japë dorëheqjen” përfundon ai.