TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mëngjesin e sotëm, ish-kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, ftoi qytetarët përmes një thirrjeje të shpërndarë në rrjetet e tij sociale që të bashkoheshin në shenjë rezistence përpara godinës së njësisë vendore, për të mos lejuar marrjen e detyrës nga kandidati fitues në zgjedhjet monopartiake të 30 qershorit, Rakip Suli. “Jo komunizmit, krimit, korrupsionit, votimeve moniste, jo 6%!”– shkruante Mziu. Në përgjigje të kësaj, mbështetës të Partisë Demokratike u barrikaduan për disa orë në dyert e Bashkisë, edhe pse precedentët e mëparshëm duhet t’u kishin mësuar se “klandestinët” do të hynin në ambientet e institucionit pas orarit zyrtat të punës.
“Unë besoj se nuk varet vetëm nga unë. Besoj se shumica e qytetarëve do të jenë barrikadë e këtij grushti shteti… Do ta lë zyrën kur të bëhen zgjedhje normale. Janë 27 kryetarë bashkish që janë të gatshëm që të mbrojnë Kushtetutën, ligjin.”- deklaronte më datë 5 korrik Mziu.
Por, vendosmëria e këtij të fundit vihet në dyshim nga pamjet e bashkëngjitura, që tregojnë zyrën e kryebashkiakut për ditën e sotme, para dhe pas “zbarkimit” të Sulit. Këto foto të bëra këtë pasdite brenda zyrës ku rrinte Mziu, tregojnë qartësisht se dorëzimi i “bastionit të demokratëve” ishte i përgatitur. Zyra paraqitet totalisht e boshatisur dhe prej aty janë hequr të gjitha dokumentet apo fotografitë që mbante Mziu më herët.
Dallimi bëhet edhe më i qartë nëse krahasojmë pamjet e sotme me fotot kur shfaqej Xhelal Mziu në pozicionin e kryebashkiakut. Madje, edhe çelësat e zyrës gjendeshin brenda në Bashki dhe ndryshe nga ç’u raportua më parë, mbështetësve të PS nuk u është dashur të hyjnë aty me forcë.
k