AKTUALITET, 7 Gusht 2019, 17:47

“Rama na priti zbathur dhe me pantallona të shkurtra”, gazetari i Euronews: Ishte një intervistë…


Gazetari i Euronews, Jack Parrock ka ndarë me ndjekësit në Twitter një fotografi ku shfaqet përkrah kryeministrit Edi Rama.

Duke njoftuar se ka zhvilluar një intervistë me kryeministrin shqiptar, Parrock shkruan:

“Kjo nuk ishte një interviste e zakonshme politike. Kryeministri i Shqipërisë na priti në rezidencën e tij verore, zbathur dhe me pantallona të shkurtra. Intervista jonë u përqëndrua te potenciali i Shqipërisë për fillimin e bisedimeve të pranimit në BE. Intervista do të transmetohet në Euronews në ditët në vijim”.