AKTUALITET, 7 Gusht 2019, 18:22

Shumë zhurmë për asgjë, kompleksi “Taiwan” rinis punën

Shumë zhurmë për asgjë, kompleksi “Taiwan” rinis


Pak ditë pasi u mbyll me shumë bujë për shkak të mungesës së kuponit tatimor në vetëm njërën prej tavolinave të lokalit, kompleksi “Taiwan” ka rifilluar punën ditën e sotme.

Lajmi është bërë i ditur nga zv.kryeministri, Erion Braçe, i cili fajëson Gjykatës, për këtë vendim të kundraligjshëm.

Sipas numrit 2 të qeverisë, gjykatësi i çështjes në fjalë, Gentian Hamiti, “i ka dalë zot interesit të paligjshem të privatit dhe jo interesit publik të cënuar rëndë nga privati”.

Braçe shton se do të apelojë vendimin, pasi aksioni anti-informalitetit nuk ka kthim pas.