TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka reaguar lidhur me vdekjen tragjike të Ardit Gjoklajt tre vite më parë.
Shehaj shprehet se Gjoklaj, një fëmijë i mitur, u shfrytëzua si sklllav dhe vdiq si pasojë e "korrupsionit kriminal dhe etja e pangopur për të vjedhur e Erion Veliajt dhe bandës në pushtet".
'Një fëmijë i mitur, jetim, që shfrytëzohej si skllav, humbi jetën tre vjet më parë. Ardit Gjoklajn e vrau korrupsioni kriminal dhe etja e pangopur për të vjedhur e Erion Veliajt dhe bandës në pushtet.
Të nesërmen e ndarjes nga jeta duhet të kishte mbaruar karriera politike e Erion Veliajt. Por kriminelët nuk kanë as moral, as skrupuj dhe as ndjeshmëri: Veliaj manipuloi faktet dhe të vërtetën, nënshtroi drejtësinë, mbylli me dhunë gojën e atyre pak gazetarëve që folën, dhe vazhdoi të vjedhë i pandëshkuar dhe i patrazuar.
Jeta e Ardit Gjoklajt u ndërpre në mënyrë brutale nga korrupsioni tre vjet më parë, por ai nuk është prehur i qetë asnjë çast sepse vrasësit e tij janë të lirë, të pasur dhe të pushtetshëm", shkruan Shehaj.
/TPZ.al/