AKTUALITET, 19 Dhjetor 2017, 08:57

U var në qeli të Francës, familjarët e 23 vjeçarit deklarata tronditëse (VIDEO)

U var në qeli të Francës, familjarët e 23 vjeçarit

23 vjeçari nga Shkodra Florenc Beqiraj që u vra në mënyrë makabre në burg, në Marsejë të Francës e kishte paralajmëruar më parë vdekjen. Bëhet me dije se Florenci i cili ishte nisur drejt Francës për të kërkuar azil është arrestuar për shkak të mungesës së dokumentacionit dhe më pas është vrarë duke u varur nga shokët e qelisë.

Disa ditë para vrasjes, për torturën që i bënin të riut shqiptar ka folur gjyshja dhe kushëria e tij, të cilat kanë bërë apel për ndihmë sepse Florenci u kishte thënë që duan ta vrasin.  Sipas kushërirës së tij, Florenc Beqirajn kanë tentuar ta vrasin në burg, ku ai ndodhej prej tre javësh. “Ai është djali i hallës sime. Kërkojmë të drejtën, pasi atë kanë tentuar ta vrasin. Ai është vetëm 23 vjeç, dhe erdhi në Francë për azil. Brenda në burg kanë tentuar ta vrasin. Duket nga shenjat. Ka të gërvishtura në krah, dhe shenjën e litarit në fyt. Kjo i ka ndodhur pas arrestimit nga policia, pasi e kapën pa dokumente. Ai do të kthehej për dy ditë në Shqipëri, nuk kishte pse të vetëvritej”, tha kushërira e 23-vjeçarit për News 24.

Florenci, me origjinë nga shkodra i cili është ndaluar para një muaji në Francë dhe ishte në paraburgim në Marsejë, ndërsa tani ka gjetur vdekjen, padrejtësisht, shkruan newsbomb.al. Pamjet e rënda i kanë publikuar në rrjetet sociale emigrantët shqiptarë në Francë, të cilët i bëjnë thirrje autoriteteve shqiptare që të ndërhyjnë pranë autoriteteve franceze për të çuar në vend drejtësinë në lidhje me këtë rast  si dhe për të shmangur tragjedi tëë tjera. Rrëfimin e gjyshes dhe të afërmeve te tij disa ditë më parë për “tv1Channel” mund ta ndiqni në videon më poshtë.