AKTUALITET, 19 Dhjetor 2017, 08:22

Kotzias reagon pas vendimit të Ramës për varrezat greke....

Kotzias reagon pas vendimit të Ramës për varrezat greke....

Si “një hap te madh per te qetesuar shpirtrat, por edhe një hap të madh besimit mes vendeve qe “provon se diplomacia mund të arrijë shumë më tepër se te bertiturat pa përmbajtje”.

Keshtu ka deklaruar ministri i jashtëm Nikos Kotzias, pas vendimit te qeverisë shqiptare për të rregulluar çështjen e varrezave të grekëve të renë ne vendin tone gjate Luftes se Dyte Boterore.

Mediat greke bejne me dije se Kotzias e ka bere kete deklarate gjate nje konference te perbahsket qe zhvilloi dje me homologun afgan, Salachountin Rampani në Ministrine e Punëve të Jashtme.

Kotzias tha se “ky është një hap shumë pozitiv, i cili është vazhdim i faktit se kisha e vogël e Shën Athanasit, e cila u shkatërrua vitin e kaluar në Himarë, tani eshte rindërtuar me fonde të qeverisë shqiptare.”

Gjithashtu, Ministri i Jashtëm theksoi se “Diplomacia është mënyra për të zhvilluar pozitivisht marrëdhëniet tona me fqinjët tanë dhe vetë qeverisë sonë qe ka zgjedhur këtë rrugë. Ne kemi marrë peshën e rrugës së pajtimit paqësor të diplomacisë dhe agjendës pozitive të zhvillimit”- tha ai.