AKTUALITET, 19 Dhjetor 2017, 08:50

Bllokohet aksi Qafë Kashar - Rinas nga ngricat, Policia devijon trafikun

Bllokohet aksi Qafë Kashar - Rinas nga ngricat, Policia devijon trafikun

Moti i acartë ka përfshirë gjithë vendin, ku ngricat kanë depërtuar nëpër rrugë, duke sjellë shumë probleme. Temperaturat ekstreme kanë prekur edhe kryeqytetin, i cili është ‘zgjuar’ thuajse i ngrirë.

Policia Rrugore njofton se mëngjesin e sotëm është bllokuar nga ngricat aksi Qafë Kashar - Rinas, nga të dyja krahët, ndaj trafiku është devijuar në rrugën e vjetër Vorë - Rinas.

Po ashtu, prezencë akulli ka dhe në Farkë dhe në rrugën e Dajtit dhe u bëhet thirrje drejtuesve të mjeteve për kujdes.