TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte një nga ata që iu vodh kartoni nga deputeti socialist Taulant Balla gjatë votimit për Kryeprokuroren e Përkohshme. Përmes një statusi në Facebook, Salianji tha se do të bëjë kallëzim penal për tjetërsim të votës së tij.
Statusi i Salianjit
Ndjekje penale për vjedhjen dhe tjetërsimin e votës së deputetëve!
Deputetë të maxhorancës vjedhin votën në sallën e parlamentit; në prani të kamerave, të fotografëve dhe të çdo shqiptari që ndiqte këtë seancë.
Mendoni çfarë kanë bërë me votën e qytetarëve. Mendoni çfarë kanë bërë dhe bëjnë me tenderat dhe aferat korruptive që janë në dokumenta që nuk i sheh dot publiku.
De-legjitimimi i Parlamentit të Shqipërisë u vulos edhe me këtë akt mbyllës të pa ndodhur kurrë më parë.
Jo vetëm politika po mbarë opinioni publik, shoqeria civile dhe çdo zë i rëndësishëm duhet t'i japë vëmëndjen e duhur këtij akti që shemb plotësisht shtetin së drejtës