AKTUALITET, 18 Dhjetor 2017, 23:33

Monika Kryemadhi: Do kisha dashur të godisja Ramën por...

Monika Kryemadhi: Do kisha dashur të godisja Ramën por...

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka folur për emisionin "Opinion", lidhur me ngjarjet e ditës së sotme në Kuvend.

E pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, nëse e ka goditur kryeministrin ditën e sotme, Kryemadhi u shpreh se nuk ka arritur ta godasë sepse nuk kishte mjaftueshëm fuqi.

"Do kisha shumë dëshirë ta kisha goditur Ramën, por nuk kisha mundësi ta hapja krahun aq shumë"

Kryemadhi tha se Rama po e kthen Shqipërinë në një narko-shtet dhe se së shpejti shqiptarët do të transportojnë drogë me trupat e tyre.

"Edi Rama është një monstër politike që po i kthen shqiptarët dhe fëmijët e shqiptarëve në spaçatorë. Shqiptarët do përfundojnë të bëjnë transport droge me trupat e tyre".

/TPZ.AL/