Në sajë të këtij aksioni u sekuestruan rreth 1 ton drogë, konkretisht 982 kg lëndë narkotike kanabis dhe 1.2 kg heroinë.
Por, kush është shqiptari që ndryshe cilësohet edhe si koka e bandës së trafikut ndërkombëtar?
Ai quhet Ndue Pepaj 27 vjeç dhe është nga Kopliku. Ai është po ashtu pronar i një lokali të quajtur “Cavaliero” në zonën e Bajzës. Ai akuzohet nga prokuroria se trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Malit të Zi e më tutje. Bashkëpunonte me tre shqiptarë të Malit të Zi, mes tyre një femër, Violeta Junca, Vasel dhe Gjon Juncaj.
Ai u arrestua në qytetin e Podgoricës në Malin e Zi, së bashku me 10 persona të tjerë.