AKTUALITET, 19 Dhjetor 2017, 08:48

Vëllai i Klement Balilit flet për herë të parë:  Ja si e kemi siguruar pasurinë

Vëllai i Klement Balilit flet për herë të parë:

Pas deklaratave të deputetit Erjon Braçe,  se ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka favorizuar familjen e Klement Balilit duke i dhënë toka dhe subvencione të shumta, ka reaguar vëllai i tij Bashkim Balili.

Në një prononcim për News 24, Bashkim Balili, vëllai i të shumëkërkuarit Klement Balili është shprehur se është ortak i vetëm i shoqërisë Balili &Co.

Bashkim Balili thotë se ka 350 punonjës të siguruar . Ndërkohë deklaron se Santa Cuaranta  ndaj të cilës u vendos sekuestro preventive , është e ndërtuar me para të ligjshme.

Çdo gjë thotë ai, është e pasqyruar saktë në ekstraktet e QKR.

Më tej shton se do të kundërshtoj çdo media që sipas tij hedh baltë mbi familjen e tyre.

Bashkim Balili thotë se shoqëria e tij ka një aktivitet 23 vjeçar dhe çdo veoprim e ka kryer konform ligjeve.

Lidhur me akuzat ndaj vëllait të tij, ai thotë se nëse gjendet fajtor atherë le të dënohet sipas ligjeve, por më tej shton se nuk ka pse të penalizohet e gjithë familja dhe veçanërisht aktivitetet e tij. Shpjegon se Santa Cuaranta është ndërtuar në vitin 2014. Ai tha se me gjithë këto që po ndodhin nuk është vetëm Klementi i arrestuar, por të gjithë ne si familje.