TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia Demokratike ka reaguar pas shkarkimit të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Burgjeve Enrik Sulejmani lidhur me transferimin e Ervis Martinaj nga një spital privat, për në spitalin e burgut.
Përmes një statusi në ‘Facebook’, Gent Strazimiri shkruan se Sulejmani ka qenë i shkarkuar në vitin 2013 për shkak të dekriminalizimit.
“Ministrja e Drejtësisë, e paska rishkarkuar nga detyra, sepse i krijoi favore të arrestuarit Evis Martinaj, te cilin nuk pranoi ta transferonte nga spitali privat ne spitalin e burgjeve!
Po si u rikthye ne të njëjtën detyre nga ku ishte shkarkuar 5 vjet me pare Enrik Sulejmani? Kush e propozoi per te njejten detyre ish te arrestuarin per trafik qeniesh njerezore Enrik Sulejmani?, Kush e emeroi perseri Drejtor te Pergjithshëm të Policise se Burgjeve Enrik Sulejmanin?”, shkruan Strazimiri
Postimi i Strazimirit:
Enrik Sulejmani shkarkohet per here te dyte!
Si u rimor në punë drejtori i shkarkuar për shkak të dekriminalizimit, pas presionit të opozitës në vitin 2013?!
Me Rilindjen, rilindin të gjithë; kriminelë që bëhen deputetë apo që kur nuk bëhen dot vetë, bëjnë baballarët deputetë. Por rilindin edhe të tjerët pas tyre, e shembulli më i fundit është Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Burgjeve Enrik Sulejmani, ish i burgosur për trafikim qeniesh njerëzore kur kryente detyrën e shefit te komisariatit në Rinas në vitin 2003, që u largua nga detyra pasi Rilindja e emëroi Drejtor të Përgjithshëm te Policisë se Burgjeve ne vitin 2013!
Ministrja e Drejtësisë, e paska rishkarkuar nga detyra, sepse i krijoi favore të arrestuarit Evis Martinaj, te cilin nuk pranoi ta transferonte nga spitali privat ne spitalin e burgjeve!
Po si u rikthye ne të njëjtën detyre nga ku ishte shkarkuar 5 vjet me pare Enrik Sulejmani? Kush e propozoi per te njejten detyre ish te arrestuarin per trafik qeniesh njerezore Enrik Sulejmani?
Kush e emeroi perseri Drejtor te Pergjithshëm të Policise se Burgjeve Enrik Sulejmanin? TPZ.AL