TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia ka arrestuar në flagrancë me armë zjarri 37 vjeçarin Aleksandër Hoxhaj banues në Zhupan. Gjatë momentit që policia u fut në lokalin ku ndodhej Hoxhaj, ky i fundit ka hedhur nga dritarja armën e zjarrit por kjo është pikasur nga policia.
Gjatë kontrollit në banesë policia ka sekuestruar drogë dhe municione luftarake.
Njoftimi i policisë:
Forca e Ligjit në veprim godet sërish në Fier. Sekuestrohen drogë, armë, municione luftarake si edhe një sërë provash të tjera.
Komisariati i Policisë Fier në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, të mbështetura nga FNSH, kanë bërë kontrolle të befasishme në lokale, akse rrugore dhe ambiente të ndryshme.
Kontrollet për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike.
Kontrolli i territorit me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale, si edhe zbardhjen e ngjarjeve të mëparshme.
Gjatë kontrolleve u shoqëruan për verifikim 11 persona kryesisht me precedent penal të dyshuar për “Armëmbajtje pa leje” dhe për “Vjedhje”.
Si rezultat i kontrolleve, në një lokal në Zhupan, u kap me armë zjarri shtetasi Aleksandër Hoxhaj, 37 vjeç, banues në Zhupan, i cili ishte shpallur në kërkim nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave”.
Sapo ka parë policinë të hyj në lokal, shtetasi Aleksandër Hoxhaj ka hequr armën nga brezi dhe e ka hedhur nga dritarja e lokalit por falë veprimeve të shpejta të policisë u konstatua veprimi i tij dhe u arrestua në flagrancë.
Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi ju gjetën:
•15 paketime me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa me peshë 43.5 Kg
•3 dokumente të falsifikuara: pasaportë, kartë identiteti dhe leje drejtimi automjeti në gjuhën Greke me foto të këtij shtetasi.
•Sende të ndryshme të dyshuara që përdoren për kryerjen e vjedhjeve: 2 matrapikë, 2 leva metalike, 1 maskë me ngjyrë të zezë, 1 palë dorashka, 1 tub metalik që shërben për hapjen e dyerve, 1 pincë etj.
•Sende që dyshohen se i ka vjedhur: 3 kompjuterë lap-top dhe 1 kasafortë metalike.
•34 fishekë pistolete dhe automatiku.
Kontrollet do vijojnë në gjithë Qarkun e Fierit për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.
Policia e Fierit falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe mbështetjen dhe i fton ata të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje të ligjit duke u garantuar ruajtjen e anonimatit si dhe një reagim në kohë të Policisë. TPZ.AL