TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas kërkesës së Prokurorisë për masën e sigurisë “arrest me burg” për Albert Veliun i njohur si “Babalja” dhe Fredi Alizotin, ka reaguar ish-ministri Ylli Manjani.
Përmes një postimi në “Facebook” Manjani ironizon duke thënë “Epo të akuzohesh për Kallëzim të Rremë pa bërë fare Kallëzim, vetëm prokuroria politike e Ed Ramës mund ta bëjë! Turp e faqja e zezë!”
Manjani shkruan se të akuzohesh për kallëzim të rremë pa bërë fare kallëzim vetëm prokuroria e kryeministrit Rama e bënë.
Albert Veliu akuzohet nga Prokuroria për kallëzim të rremë ndaj Agron Xhafaj, vëllait të ministrit të Brendshëm, ndërsa Fredi Alizoti akuzohet si imituesi i zërit të Agronit. TPZ.AL