TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetarët kanë pyetur ministrin Fatmir Xhafaj lidhur me çështjen “Babalja”, ku dyshohet për përfshirje vëllai i tij në pazare droge si dhe çështja e Fredi Akizotit, ku akuzohet Ardi Veliu se e ka marrë në makinë dhe i ka kërkuar të kaloj me Partinë Socialiste.
Ministri është përgjigjur se nuk dëshiron të flasë më shumë për këtë çështje, pasi ka lënë drejtësisë të japë verdikitin e saj. Ministri u shpreh se është në detyrë për t’i shërbyer qytetarëve, ndërsa sipas tij opozita i del krah krimit duke sulmuar policinë.
“Boll kam bërë komente për këtë çështje, se i takon drejtësisë. Kam kulturën që të respektoj autoritetet e drejtësisë.
Kjo çështje është një çështje që po hetohet nga prokuroria e Krimeve të Rënda dhe i takon drejtësisë të japë verdiktin për ketë çështje. Unë jam në detyrë me qellim që ti shërbeje vendin tim dhe jam i fokusuar në detyrat e mija. Pala tjetër i del krah krimit duke sulmuar policinë.”- deklaroi ministri Xhafaj. TPZ.AL