TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme Prokurori në Prokurorinë e Përgjithshme, Adnand Xholi ka dalë para Komisionit Pavarur të Kualifikimit për t’iu nënshtruar kontrollit të vettingut.
Gjyqtarët që kontrolluan Xholin ishin: Brunilda Bekteshi, Valbona Sanxhaktari dhe Suela Zhegu.
Sipas ILDKP, Adnand Xholi ka bërë deklarim të saktë të pasurisë dhe nuk ka fshehje.
“Prokurori ka kursime të tij dhe të gruas rreth 2 mln e 500 mijë lekë. Ka makinë ‘Benz’ me vlerë 4 mijë euro dhe apartament 107 m², me vlerë 50 mijë euro”- shpjegohet në konstatimin e KPK duke iu referuar ILDKPI.
Sipas DISK Prokuroi Xholi është i përshtatshëm për vijimin e detyrës.
Pasuria e Prokurorit është analizuar duke u bazuar në tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. TPZ.AL