AKTUALITET, 11 Tetor 2018, 09:04

Ja çfarë do të ndodhë sot në Kuvend

Ja çfarë do të ndodhë sot në Kuvend

Seanca e sotme parlamentare pritet të nisi në orën 10:00, opozita do të vazhdoi bojkotin edhe kësaj radhe.

Gjatë seancës pritet të zhvillohet një interpelancë mes drejtuesit të Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe me Ministrin e Ekonomisë Arben Ahmetaj lidhur me ligjshmërinë dhe barazinë fiskale në FSHF.

Javën e kaluar Braçe deklaroi se ishte kaluar afati kohor, kërkoi nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi vendosjen në rend të ditës interpelancën me ministrin Ahmetaj.

”Prej 5 javësh i ka adresuar Kuvendit një kërkesë për interpelancë me Ministrin e Financave dhe Ekonomisë. Sipas nenit 80 të Kushtetutës është e përcaktuar qartë, kryeministri dhe Ministri i thirrur në intepelancë nga një deputet apo grup deputetësh është i detyruar të përgjigjet brenda 3 javësh në sallën e Kuvendit. Kanë kaluar dy të enjte dhe Ministri i Financave dhe Ekonomisë ende nuk paraqitet në interpelancë me një çështje shumë konkrete dhe shumë të qartë për të dhe mbi të gjitha me interes publik për qytetarët.

Nëse unë e kam seriozisht një çështje të caktuar më lejoni tu them që përgjigjet që kam marrë në cilësinë e deputetit nga germa e parë tek e fundit janë tallje me interesin publik dhe interesin tim si deputet i kuvendit”,- u shpreh Erion Braçe.

Një tjetër çështje e rëndësishme që pritet të diskutohet është edhe Projektligj për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për gjendjen civile”.

Rendi i ditës:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 4.10.2018 (neni 44, Rregullore)

2. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend (neni 44, pika 3 e Rregullores)

3. Interpelancë me ministrin e Financave dhe të Ekonomisë, kërkuar nga deputeti

Erjon Braçe (neni 96, Rregullore).

4. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10129, datë 11.5.2009 “Për

gjendjen civile”, të ndryshuar – nismë e KM (nenet 28, 73-77, Rregullore, votim

me shumicë të thjeshtë)

– Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10129, datë 11.5.2009 “Për

gjendjen civile”, të ndryshuar – nismë e një grupi deputetësh (nenet 73-77,

Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë)

Pyetje

Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat

e Njeriut

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare):

Koha e votimit (në parim/nen për nen/në tërësi)

SHËRBIMI I SEANCËS PLENARE 1

5. Njoftim/miratimi i programit të punës së Kuvendit për periudhën në vijim (neni 26,

pikat 5, 6 të Rregullores, votim me shumicë të thjeshtë)

6. Njoftim/miratimi i kalendarit 3 javor të punimeve të Kuvendit për periudhën në

vijim (neni 27, pikat 3, 4 të Rregullores, votim me shumicë të thjeshtë)

7. Të mbartura për votim:

– Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e

gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (Neni 81/2 i Kushtetutës

dhe nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë prej 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit)

– Projektligji “Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi

Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”” (neni 81/2 i Kushtetutës dhe nenet

73-77, Rregullore, votim me shumicë prej 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit)

– Projektvendim “Për zgjedhjen e një anëtari të Bordit të Institutit për Studimet e

Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri pdf (nenet 73-77, Rregullore,

votim me shumicë të thjeshtë)

8. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (neni 45, Rregullore)

Koha e diskutimeve deri në 60 minuta. TPZ.AL