AKTUALITET, 11 Tetor 2018, 11:13

Berisha nxjerr mesazhin e qytetarit: “Banda e Ballës arrestohet për trafik droge në Maqedoni”

Berisha nxjerr mesazhin e qytetarit: “Banda e Ballës arrestohet

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në “Facebook” mesazhin e një qytetari ku denoncon se banda e Taulant Ballës është arrestuar për trafik drogë në Maqedoni.

Sipas qytetarit bëhet fjalë për katër shtetas nga Librazhdi, miq të ngushtë me Ballën. Njëri prej tyre është Artur Balla, i cili dyshohet si kreu i kësaj bande drogë, pjesë e shtabit elektoral të deputetit socialist në fushatat e fundit.”

Postimi i Berishës:

Arrestohet per trafik droge banda e Balles ne Maqedoni!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

“Doktor ju pershendes!

Para nje jave ne Maqedoni jane arrestuar 4 shtetas nga Librazhdi per trafik droge (hashash) ne Maqedoni.

Jane miq te ngushte te Taulant Balles.

Madje Artur Balla qe e therrasin Tukja eshte kryesori dhe ka qene pjese e shtabit elektoral te Taulantit ne fushatat e fundit.” TPZ.AL