TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë mëngjesit të sotëm policia ka arrestuar në flagrancë me 15 kilogramë e 500 gramë Cannabis Sattiva, shtetasin Fatmir Binjakaj banues në fshatin Treblovë, Vlorë.
Policia ka ushtruar kontroll në banesën e Binjakaj pasi dyshonte për drogë, rezultoi se lënda narkotike ishte fshehur në ambientet e shtëpisë.
Tashmë ai do të akuzohet për “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Njoftimi i policisë:
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve pranë DVP Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë bërë të mundur realizimin e këtij operacioni ku u arrit kapja në flagrancë në banesën e tij e shtetasit Fatmir Binjakaj.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, shërbimet kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 15 kilogramë e 500 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal. TPZ.AL