AKTUALITET, 11 Tetor 2018, 09:25

Shuhet në moshën 89 vjeçare shkrimtari Fatos Arapi

Shuhet në moshën 89 vjeçare shkrimtari Fatos Arapi

Shkrimtari ka lindur në vitin 1929 në qytetin e Vlorës. Zhvilloi në vendlindje shkollën e mesme më pas ndoqi studimet e larta për Matematikë dhe ekonomi në Sofje të Bullgarisë.

Për shumë vite ka dhënë kontribut si gazetar dhe pedagog në Fakultetin Histori Filologji të Tiranës. Arapi ka fituar disa herë çmime kombëtare e ndërkombëtare për poezi. Në vitin 2008 e fitoi ,,Kurorën e artë,, në manifestimin poetik Mbrëmjet e poezisë strugane dhe është i pari poet shqiptar që e ka marrë këtë çmim.

Vepra e Fatos Arapit është e pasur në llojet e zhanret e ndryshme që ai lëvroi. Përveç poezisë ku ai qëndron në rreshtat e parë, F. Arapi ka shkruar disa novela: Patat e egra, 1969; Cipa e borës, 1985; Gjeniu pa kokë, 1999 etj; disa romane: dhjetori i shqetësuar, 1970; Shokët, 1977; Deti në mes, 1986; disa drama: Partizani pa emër, 1962;

Qezari dhe ushtari i mirë Shvejk, në front diku, 1995; ka bërë disa përkthime: Këngë për njeriun, Nikolla Vapcarov, 1981; Poezi, Pablo Neruda, 1989; Safo, 1990;

Antologji e poezisë turke etj; si dhe ka shkruar një numër të madh artikujsh e studimesh të ndryshme. Shqipëria ka humbur një shkrimtar që ka kontribuar shumë për pasurimin e letërsisë shqiptare. TPZ.AL shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e shkrimtarit Fatos Arapit.

TPZ.AL