TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në një prononcim për News24, Artur Bushi thotë se dëshmia e Nuhut është e gatuar në selinë e PD dhe se ai nuk ka qenë në komisariatin e Krujës dhe për këtë kërkon të publikohen pamjet e komisariatit për ta vërtetuar. Sipas tij, dëshmia e oficerit është e gatuar në selinë e PD.
“Dëshmia e Nuhut, e gatuar në selinë e PD. Nuk kam qenë në komisariatin e Fushë Krujës dhe për ketë do publikohen pamje nga komisariati i Fushë Krujës. Pamjet do vërtetojnë kush ka hyrë e kush ka dalë atë ditë. As Nuhu s’ishte në komisariat, ditën që ai pretendon .Të thonë emrat e oficerëve që kanë qenë atë ditë në Komisariat. Berisha shkruaji një version tjetër për këtë çështje, pasi e gatuan në zyrat e PD-së nxorrën ‘Babalen’ e re”- thotë Artur Bushu për News24.