AKTUALITET, 9 Tetor 2018, 09:11

Plagosja në Cërrik, 30 policë nga pas, kapen në Durrës 2 autorët

Plagosja në Cërrik, 30 policë nga pas, kapen në Durrës

Policia e Elbasanit në bashkëpunim me efektivët e komisariatit të Policisë Cërrik kanë vënë në pranga autorët e plagosjes së dy personave mbrëmjen e kaluar në “Kryqëzimin e Yllit” në Cërrik.

Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se Ilborjan Fejzullau, 28 vjeç dhe Bruno Hyseni, 32 vjeç janë kapur në lagjen “Iliria” Plazh.

Hyseni dhe Fejzullau janë kunetër me njëri-tjetrin. Sipas policisë, 32-vjeçari Hyseni është autori kryesor i plagosjes me armë zjarri, ndërsa kunati është bashkëpunëtor.

Mbrëmjen e kaluar u plagosën me pistoletë pas një konflikti fizik shtetasit G.K. dhe J.R.

Operacioni për kapjen e tyre ka vijuar gjithë natën në ndjekje të tyre. Në operacion u angazhuan 30 forca policie të Cërrikut dhe të Forcës së Posaçme Shqiponjat nga DVP Elbasan. Ndërkohë vijon puna për gjetjen e armës së krimit.