AKTUALITET, 9 Tetor 2018, 08:43

VIDEO/ Momenti kur kapet gomonia me 557 kg drogë, pranga dy shqiptarëve

VIDEO/ Momenti kur kapet gomonia me 557 kg drogë, pranga dy

Policia italiane ka sekuestruar mbrëmjen e kaluar 557 kilogramë marijuanë që vinte nga Shqipëria.

Në pranga kanë rënë dy skafistët shqiptarë, bëhet fjalë për shtetasit G.M., 32 vjeç dhe A.B., 27 vjeç nga Vlora.

Shqiptarët kishin ngarkuar gomonen me lëndë narkotike dhe ishin nisur në drejtim të brigjeve italiane, ata u zbuluan nga patrulla e Marinës së “Guardia di Finanza”.

Operacioni, u realizua falë mbështetjes së mjeteve të angazhuara në operacionin “Themis 2018” të Agjencisë FRONTEX, të cilat kanë mundur të identifikonin një gomone dhe dy skafistë. Pas një ndjekje të shkurtër në det, ata u kapën dhe në gomone u gjet 557 kilogramë marijuanë, e paketuar në 24 pako.

Sipas mediave italiane vlera e drogës së sekuestruar kap vlerën 5 milionë euro, sasi e cila kishte si destinacion tregun italian.

përgjatë vitit 2018 , autoritetet kanë vënë në pranga 39 kontrabandistë , ndërsa janë konfiskuar më shumë se 16 ton drogë e llojit marijuanë nga Guardia Di Finanza në Pulia, por edhe 16 gomone, të cilat përdoreshin për transportin e saj. TPZ.AL