AKTUALITET, 9 Tetor 2018, 09:21

VIDEO/ 2 shqiptarët u kapën me 560 kg drogë në Itali, flet policia shqiptare

VIDEO/ 2 shqiptarët u kapën me 560 kg drogë në Itali, flet

Pas sekuestrimit dhe arrestimit të dy shqiptarëve duke transportuar drejtë Italisë me gomone 560 kilogramë marijuanë, policia shqiptare ka dhënë detaje.

Të arrestuarit janë shtetasit G.M., 32 vjeç dhe A.B., 27 vjeç nga Vlora. Dy shqiptarët hodhën drogën në det për ti shpëtuar policisë.

Njoftimi i policisë:

Gjatë ndjekjes, dy skafistët shqiptarë hodhën ngarkesën në det në tentativë për t’u larguar. Të arrestuar janë shtetasit G.M., 32 vjeç dhe A.B., 27 vjeç nga Vlora.

Guardia di Finanza italiane në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka bërë të mundur ndalimin e një mjeti lundrues të përdorur për trafik lëndësh narkotike në afërsi të Brindizit, Itali.

Gjatë ndjekjes, 2 skafistët e hodhën ngarkesën në det. Më pas ajo u rikuperua dhe rezultoi se ishte rreth 560 kg marijuanë. Të arrestuar janë shtetasit G.M., 32 vjeç dhe A.B., 27 vjeç nga Vlora. 2 forcat policore po punojnë bashkarisht për këtë rast, si dhe për të zbuluar bashkëpunëtorë në këtë tentativë trafikimi. TPZ.AL