TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Tiranës ka arrestuar 21 vjeçarin Ylli Kaçi banues në Burrel, pasi shantazhonte shtetasen me iniciale A.GJ.
Kaçi i kërkonte para vajzës së re që të mos i publikonte fotot intime në rrjetet sociale.
Tashmë ai do të përballet me akuzën për “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
Njoftimi i policisë:
Sipas të dhënave zyrtare Specialistët për hetimin e krimeve ndaj jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, falë një pune të mirëorganizuar kanë ndaluar shtetasin Ylli Kaçi, 21 vjeç, banues në Mamurras.
I riu akuzohet se nëpërmjet telefonit ka shtrënguar me anë të kanosjes shtetasen A. Gj., duke i kërkuar një sasi vlere monetare për mospublikimim e disa fotove në rrjetet sociale.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. TPZ.AL