AKTUALITET, 9 Tetor 2018, 09:38

Audio-përgjimi/ Salianji: Akt ekspertimi anglez fakton se zëri është i Xhafajt

Audio-përgjimi/ Salianji: Akt ekspertimi anglez fakton se zëri

Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se audiopërgjimi i vëllait të Fatmir Xhafaj është fals sipas ekspertizës angleze, ka ardhur reagimi i Ervin Slianjit.

Deputeti i PD përmes një postimi në profilin e “Facebook” shkruan se akt ekspertimi anglez fakton se zëri i audiopërgjimit është i Xhafajt dhe se Rama ka dështuar sipas tij në prodhimin e filmit njësoj si në qeverisje.

Reagimi i plotë:

Në Open, akt ekspertimi anglez fakton se zëri i audiopërgjimit është i Xhafajt.

Producenti Rama dështon në prodhimin e filmmit njësoj si në qeverisje.

Dy pyetje presin përgjigje sot, a e konfirmoi plotësisht laboratori shtetëror italian, laboratori më i mirë në botë sipas Ramës, që zëri eshtë i Xhafajt?

Pse nuk e nxjerr policia arrestimin e Alizotit? Ku e arrestoi? Ku e mban sot?

Xhafaj tha që nëse ekspertiza provon që zëri është i vëllait do dorëhiqej, për kur e ruan dorëheqjen Xhafaj pasi ekspertiza e konfirmoi zërin dhe vetem policia e drejtuar prej tij ka fabrikuar prova? TPZ.AL