AKTUALITET, 9 Tetor 2018, 10:05

KE ngre alarmin: Politikanët e korruptuar në Shqipëri bllokojnë hetimet për zbulimin e parave të pista, nisni me urgjencë arrestimet

Këshilli i Europës ka dhënë alarmin për pastrimin e parave në Shqipëri. “Money Val”, Komiteti i Ekspertëve mbi Vlerësimin e Masave kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit ka publikuar raportin për Shqipërinë dhe shihet me mjaft shqetësim fakti se në vendin tonë nuk hetohen dhe ndëshkohen pushtetarët e përfshirë në pastrim parash. “Money Val” është pjesë e Këshillit të Europës dhe vazhdimisht bën një vlerësim të situatës në shtete të ndryshme të botës.

Teksa deri më tani situata në Shqipëri cilësohej e qëndrueshme, ekspertët e KiE e kanë vlerësuar “dobët” vendin tonë në luftën ndaj pastrimit të parave.

Gazeta sot ka siguruar një raport ku jepen detaje mbi argumentet e KiE dhe kërkesave të ekspertëve shqiptarë. Por ajo që bie në sy është se për Këshillin e Europës faktori kryesor që po ndikon në mungesën e hetimeve dhe ndëshkimeve për pastrim parash është niveli i lartë i korrupsionit. Sipas tyre, të korruptuarit po bllokojnë hetimet. KiE ka kërkuar arrestime dhe hetime. “Delegacion ngre një pyetje të tërthortë në lidhje me vlerësimin nën titullin “pasojat e korrupsionit sa i takon numrit të hetimeve të kryera për pastrim parash”. Ekipi i vlerësimit, ka pranuar se korrupsioni paraqet një kërcënim serioz, madje dobësi për vendin dhe hetimet. Ata thonë se kjo është marrë në konsideratë. Megjithatë, nuk ka prova konkrete se është luftuar korrupsioni, kjo e dëshmuar qartë nga numri i ulët i hetimeve për ketë vepër dhe dënimeve për pastrim parash.

Në këto kushte, GFI propozon një aksion shtesë për të shqyrtuar situatën, sikundër janë efektet pozitive të reformës në drejtësi, numri i akuzave nga prokuroria për pastrim parash dhe natyra e tyre”, thuhet në raport.

Goditje prokurorisë

Në raport deklarohet se prokuroria nuk ka bërë sa duhet me hetimet për pastrimin e parave. Për këtë arsye është kërkuar më tepër punë, kjo dhe falë reformës në drejtësi. “Shqipëri ka bërë kërkesë për ndryshim të notës, duke kundërshtuar pohimin e ekipit të vlerësimit, që marrja e provave rreth origjinës kriminale të pronës varet në këndvështrim të gjerë dhe kërkon hetim të thelluar. Prokuroria ka penguar kësisoj procedurat në lidhje me hetimet dhe ndjekjet penale në rastet e pastrimit të parave në Shqipëri”, thuhet në raport.

Terrorizmi

Këshilli i Europës ka shfaqur shqetësim dhe për hetimet e prokurorisë në aspektin e terrorizmit. Sipas tyre nuk ka hetime për financimet e grupeve terroriste. “Në veçanti, vendi argumenton se numri i pamjaftueshëm i ndjekjeve penale dhe dënimet për financimin e terrorizmit nuk e justifikojnë në vetvete vlerësimin dhe shpjegoi arsyet. Në dy raste të goditjes së terrorizmit, asnjë prokurori nuk hetoi financimet e terroristëve.

Por ekipi i vlerësimit sqaron se Shqipëria duket se ka dhënë masë të ulët, duke zbutur masat sa i takon kërcënimeve për terrorizëm. Megjithatë, kryesuesi i delegacionit e ka para të arsyeshme se pasuria financiare e këtyre aktiviteteve terroriste duhet të hetohet. Por fatkeqësisht asnjë hetim nuk është kryer”, thuhet aty. Pak ditë më parë gazeta nxori shifrat se si qarkullonin në një vit mbi 7 miliardë dollarë para të pista. Duket s etani dhe Money Val ngre shqetësimin dhe ka kërkuar nga autoritetet shqiptare të godasin pastrimin e parave.

Money Val e ka vlerësuar vendin tonë dobët, pro autoritet shqiptare kanë dërguar prova dhe kërkojnë një vlerësim “mjaftueshëm” në luftën ndaj pastrimit të parave.