AKTUALITET, 19 Shkurt 2019, 11:15

U denoncua nga qytetarët, kapet me drogë 50 vjeçari nga Kurbini

U denoncua nga qytetarët, kapet me drogë 50 vjeçari nga Kurbini

Gjatë ditës së sotme një 50-vjeçar është arrestuar nga policia në Kurbin, pasi qytetarët e kanë denoncuar për posedim të lëndëve narkotike.

Pas raportimit nga qytetarët, në pranga u vu shtetasi R.G.,50 vjeç.

"Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet përreth banesës së tij në Mamurras, Kurbin, iu konstatua dhe sekuestrua më cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis sativa", tha policia.

Arrestimi i tij u bë për veprën penale " Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike".