TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prindërit e ish-kryeministrit italian, Mateo Renzi janë arrestuar ditën e sotme.
Pasi janë marrë në pyetje, gjykata ka vendosur që Tiziano Renzi dhe Laura Bovoli të rrinë në ‘arrest shtëpie’.
Lajmin për arrestimin e dy prindërve të Renzit e ka dhënë avokati i tyre, Federico Bagattini i cili e ka quajtur vendimin për arrestimin si të ‘pakuptueshëm dhe të pazakontë’.
Prindërit e ish-kryeministrit italian akuzohen për mashtrime bankare dhe fatura false.
Ngjarjet kanë ndodhur në vitet 2010-2011.
Kujtojmë këtu se Matteo Renzi për disa vite ishte kryeministër i Italisë.