AKTUALITET, 19 Shkurt 2019, 09:06

VIDEO/ Protestë në Lezhë, banorët i zënë rrugën Ramës

VIDEO/ Protestë në Lezhë, banorët i zënë

Paraditja e sotme i ka gjetur në protestë banorët e zonës së Lezhes.

Mësohet se dhjetëra qytetarë kanë dalë në rrugën kryesore, duke bllokuar pjesën e superstradës, ku pritet të kalojë kryeministri Edi Rama për të shkuar në Pukë, raporton “News 24”.

Kjo eshte protesta e parë, që pason atë të 16 shkurtit, kur protestuesit e thërritur nga opozita e bashkuar qëndruan mbi 5 orë para zyrës së Ramës me thirrje për largimin e tij.

Kujtojmë se në fund të asaj proteste, Basha njoftoi për protestën që do të mbahet diten e enjte.