TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pol Pogba vazhdon të shkëlqejë nën drejtimin e Ole Gunar Solskjaer dhe ka ndihmuar Mançester Junajtid që të kualifikohej në çerekfinalet e Kupës FA duke eliminuar Çelsin në supersfidën e këtij raundi.
Në ndeshjen që luhej në “Stamford Bridge”, goli i parë erdhi pas një asisti të Pogba i cili gjeti Herrerën, i saktë me goditjen e tij me kokë për të mposhtur Kepa. Në fundin e pjesës së parë ishte vetë francezi i cili dyfishoi shifrat me një goditje në kokë me zhytje, për të bërë më të thjeshtë për skuadrën e tij vazhdimësinë në këtë ndeshje.
Sarri bëri ndryshime në radhët e skuadrës në pjesë e dytë duke aktivizuara Uillian e Barklei, por loja e skuadrës së tij nuk ndryshoi dhe prapavija e Mançester Junajtid rezistoi deri në fund për të marrë suksesin që e çon mes 8 ekipeve më të mira të turneut.
Nga ana tjetër, londinezët vazhdojnë të zhgënjejnë në këtë edicion ku janë shumë larg pretendimeve të zakonshme, situatë që trondit gjithnjë e më shumë pankinën e trajnerit Sarri.