TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lefter Koka është i vetmi deputet i LSI-së që është deklaruar kundër vendimit të grupit për djegien e mandateve. Ai nuk ka marrë pjesë në mbledhjen ku u vendos ky akt radikal, ndërsa privatisht ka deklaruar se nuk ka ndë rmend ta dorëzojë mandatin.
Lidhur me këtë tradhti të Kokës, Jamarbër Malltezi i cili është përballur me të një vit e gjysmë më parë tek emisioni “Të Paekspozuarit”, ka hedhur një tezë tjetër në faqen e tij në Facebook.
Ai ka shkruar se Kokës po i bëhet shantazh nga ana e Ramës, për shkak se ka firmosur aferën korruptive që lidhet me inceneratorët. Malltezi shton se ai muaj më parë i ka thënë Kokës që do të bënte mirë që të ishte dëshmitar i drejtësisë.
“Shembulli tipik i qeverisjes: Blerja ose shantazhi. Këtij hallexhiut i deklarova 14 muaj me pare “Pendohu, behu deshmitar i drejtesise” lidhur me aferen kriminale te inceneratoreve ku Rama-Ahmetaj po perlajne 178 milione euro POR Teri ka firmos per kete afere dhe tani do hedhe vallen sipas Rames. 14 muaj qe qeveria i fshihet debatit per inceneratoret! Cfare halli i madh i ka zane?”, shkruan Malltezi.