TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ditë pasi opozita vendosi djegien e mandateve, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka takuar sot Kryetarin e Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishanin.
Mësohet se takimi po zhvillohet në selinë blu, ku temë e diskutimit do të jetë pikërisht djegia e mandateve parlamentare.
Ditën e djeshme Basha doli në një konferencë për shtyp në të cilën deklaroi se pas takimit me grupin parlamentarë të PD-së, ishte vendosur unanimisht për djegien e mandateve.
Pas këtij vendimi edhe partitë e tjera opozitare i dolën në krah Bashës, ndërsa e fundit që iu bashku ishte LSI.
Do të jetë kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili do të thërresë mbledhjen e Kryesisë dhe më pas të Këshillit Kombëtar për të konkretizuar aktin e djegies së mandateve të deputetëve të PD-së.