TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë ditës së sotme jepet masa e sigurisë për 16 të arrestuarit e protestës së opozitës që u zhvillua ditën e shtunë.
Për të gjithë të pandehurit do të kërkohet “arrest me burg” nga prokuroria, ndërkohë që ndaj tyre rëndojnë katër akuza që nga shkatërrimi i pronës me zjarr e deri të goditja e dhuna ndaj punonjësve të policisë.
Arrestimi i tyre u bë në bazë të pamjeve filmike të policisë si dhe ato të vendosura në Kryeministri, të cilat kanë fiksuar të gjithë veprimet e protestuesve.
Identifikimi i tyre u bë nga efektivat e policisë së kryeqytetit, por dhe agjentët e krimeve të ardhura nga rrethet të cilët kanë verifikuar veprimet e tyre. Mes të ndaluarve ishte dhe një 80 vjeçar nga Lezha.
Ndërkohë Prokuroria do të verifikojë edhe veprimet e Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit, për planin e masave që janë marrë para dhe gjatë protestës si dhe a është zbatuar ai plan dhe a ka patur tejkalim të kompetencave të policisë.
Gjithashtu pritet edhe përfundimi i ekspertizave të policisë shkencore për lëndët e përdorura në protestë si nga ana e protestuesve dhe nga ana e Policisë dhe Gardës.