TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i PD-së Lulzim Basha iu ka dhënë përgjigje sot të gjithë skeptikëve për çështjen e mandateve. Pas takimit me ish-presidentin Bujar Nishani, kryetar i Këshillit Kombëtar të PD-së, në selinë e kësaj partie, Basha deklaroi se nuk ka më kthim pas.
“Nuk ka kthim prapa. Nuk do të këtë më parlament fasadë. Në BE nuk shkohet me parlament të lidhur me krimin”, ka theksuar kryetari i PD.
Takimi me Nishanin vjen një ditë pas vendimit të PD-së për djegien e mandateve të deputetëve. Vendimi përfundimtar i mandateve jepet nga Këshilli Kombëtar i PD-së. Kujtojmë që PD vendosi dje unanimisht të djegë mandatet parlamentare.
Po kështu u vendos të mandatohet kryetari Basha të mbledhë këshillin kombëtar për marrjen e vendimit përfundimtar dhe të ngrihet një grup pune për teknikalitetet me njerëz që njohin ligjin dhe zgjedhjet. Janë propozuar për grupin: Gaz Bardhi, Oerd Bylykbashi, Enkelejd Alibeaj, Clirim Gjata, Ivi Kaso.
Vendimit të PD-së për djegien e mandateve iu bashkuan edhe partitë e tjera opozitare.