AKTUALITET, 19 Nëntor 2017, 22:18

"Tv Klan" ndërpret spektaklin, pas vdekjes së kompozitorit Lalo

"Tv Klan" ndërpret spektaklin, pas vdekjes së kompozitorit

 

Televizioni Klan ka ndërprerë spektaklin "C'est la vie", pas vdekjes së kompozitorit të njohur Aleksandër Lalo.

Lalo merrte pjesë në jurinë e këtij spektakli dhe gjatë kohës kur u publikua lajmi për vdekjen e tij, ai shfaqej në ekranin e TV Klan sepse spektakli ishte i regjistruar.

Në fillim të spektaklit,  moderatorja Marina Vjollca, pretendoi se transmetimi ishte LIVE dhe se spekulimet se ky spektakël behej me regjistrimin, ishin të pavërteta.

Bota e muzikës është në zi, pas vdekjes së kompozitorit të njohur.

TPZ.AL