TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kompozitori i njohur Aleksandër Lalo, është ndarë nga jeta mbrëmjen e sotme në moshën 68-vjeçare.
Aleksandër Lalo ka kompozuar, për filma të njohur të kinematografisë shqiptare.
Ai është lindur më 27 prill të vitit 1949, në Tiranë.
Gjatë konkurimit me kompozimet në festivale, ka arritur të marrë kryesisht vende të dyta, megjithëse meloditë e tij janë të mrekullueshme, ku spikat edhe një këngë në Festvalin e 11-të.
Së fundi ai ishte pjesë e jurisë në një spektakël muzikor të televizonit “Klan”.
TPZ.AL
Disa kompozime të Lalos:
Pogradeci – Suide me 4 kohë për orkestër harqesh, Ëndrrat e Vjeshtës.
Muzikë filmash:
Tingujt e harresës
Historiani dhe kameleoni
Treni niset më shtatë pa pesë
Dy herë mat
Fjalë pa fund
Asgjë nuk harrohet
Fushë e blertë fushë e kuqe
Era e ngrohtë e thellësive
Një vonesë e vogël
Shi në plazh
Shtëpia jonë e përbashkët
Thesari
Gëzhoja e vjetër
Nusja
Vajzat me kordele të kuqe
Tomka dhe shokët e tij
Dimri i fundit
Emblema e dikurshme
Duke kërkuar 5-orëshin
Odiseja e tifozëve
Të shoh në sy
Një gjeneral kapet rob
Shi në plazh
Aleksandër Lalo – suitë me muzikë nga filmat “Gëzhoja e vjetër”, “Dimri i fundit”, “Era e ngrohtë e thellësive”