TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Avionët luftarak të Turqisë, kanë bombarduar vendet ku janë përqëndruar Kurdët në Siri. Kjo lëvizje pritet të shkaktojë tension mes Turqisë dhe SHBA-së.
Turqia po mundohet të dëbojë luftëtarët kurd, nga qyteti Afrin, i cili është pushtuar prej tyre që prej vitit 2012. Disa prej këtyre grupimeve, kanë ndihmuar SHBA-në, në luftën ndaj ISIS.
Raportoher se disa forca rebele siriane, pro turke, janë duke avancuar drejt këtij qyteti.
Turqia është shprehur se do të nisë një operacion ushtarak kundër kudëve - të cilët i konsideron një grup terrorist. Presidenti Recep Tayip Erdogan, ka kërcënuar se do të bonbardojë qytetin Manbij, rreth 100km nga qyteti Afrin - një tjetër zonë e kontrolluar nga kurdët.
Rusia, e cila është një shtet me rol kyç në këtë rajon, ka shprehur shqetësimin për këtë ngjarje, por ka sinjalizuar se nuk do të ndërhyjë në këtë konflikt.
Burimi: BBC / TPZ.AL