AKTUALITET, 20 Janar 2018, 16:25

Një milion euro drogë, arrestohet shqiptari në Bolonja

Një milion euro drogë, arrestohet shqiptari në Bolonja
Policia italiane arrestoi ditën e djeshme ka arrestuar një shqiptar më iniciale B.E. 34 vjeç, pasi ishte nën hetim për trafik të lëndëve narkotike. Sipas mediave në Itali, ndalimi i tij u bë në autostradën, afër Bolonjës. Shtatë kilogramë kokainë e pastër, me vlerë mbi 1 milionë euro, u sekuestruan nga policia rrugore dhe deklarohet se kishte vetëm rolin e transportuesit të kokainës.

Gjurmimi nisi kur u identifikua se makina kishte gjoba të papaguara. Gjatë kontrollit policët konstatuan se tapetet e makinës kishin një shtresë të dyfishtë.

Për zbulimin e lëndës narkotike u përdor edhe një sondë me kamera. Kontrolli zbuloi 7 pako me lëndë narkotike. Ato ishin ambalazhuar dhe mbanin të stampuar një peshk të kuq. Një shenjë që mund të ndihmojë hetuesit për të identifikuar origjinën e lëndës narkotike.