AKTUALITET, 20 Janar 2018, 13:28

Pezullohet shefi i krimeve në Korçë, i gjetën 2 kg heroinë në autobusin e tij

Pezullohet shefi i krimeve në Korçë, i gjetën 2 kg

Shefi i Krimit në drejtorinë Kufitare Edmond Çela, është pezulluar nga puna një ditë pas sekuestrimit të 2 kg drogë në një autobus në pikën doganore Kapshticë.

Ditën e djeshme 2 kilogramë drogë e llojit heroinë është zbuluar në një autobus që tentoi të kalonte kufirin në pikën doganore të Kapshticës. Aksioni erdhi si rezultat i një operacioni ndërkombëtar droge. Neësbomb.al transmetoi dje se pronari i linjës së autobusit ku u gjet heroina, është shefi i Hetimit të Krimit dhe i Policisë Kufitare në Korçë, Edmond Çela. Çela do përballet tashmë me drejtësinë.