TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nuk kanë të ndalur trafikimi i drogës drejt vendeve fqinjë, dhe po ashtu edhe të arrestuarit nga Policia.
Arrestimi i radhës është ai i tepelenasit, L.I, 29 vjeç, i cili u kap me 9.7 kg kanabis në pikën kufitare të Qafë Botës, në kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë.
NJOFTIMI I POLICISË
Policia Kufitare, Qaf Botë
Më datë 20.01.2018, në dalje të RSh në PKK. Qaf Botë, në vijën e dytë shërbimet e Policisë Kufitare në bashkepunim me doganën kanë ushtruar kontroll të detajuar në mjetin tip ''Ford'' me drejtues shtetasin L.I.
Si rezultat i kontrollit u konstatua se në serbatorin e mjetit kishte ndërhyrje ku në brendësi të tij u gjetën 9 pako më lëndë narkotike Cannabis Sativa me peshë 9.7 kg.
Nga ana e Strukturave Policore u bë shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë i shtetasit L.I., 29 vjeç, banues në Tepelenë, ku prej Specialistëve për Hetimin e Narkotikëve u kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale për arrestimin e tij.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike dhe automjeti.
Materialet hetimore do t'i kalojnë Prokurorisë Sarandë për veprime të mëtejshme.