TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i PDIU-së, ShpëtimIdrizi i bënë thirrje qeverisë të mos veprojë në mënyrë të njëashme dhe të përulet para qeverisë greke, lidhur me vendimin për varrezat e ushtarëve grekë në vendin tonë. Me tone të ashpra deri në thirrje për t’u ngritur për të drejtat e popullsisë Çame të mohuar nga pala greke, Idrizi thotë se të paktën qeveritë duhet të luajnë rolin e reciprocitetit. Për Idrizin, dhimbja për të humburit është e njëjtë.
Postimi i plotë
Varreza historike për ushtarët e rënë si pushtues në një tokë të huaj - pas Kosinës dhe Bularatit ? !Ceremonial shtetëror me protokoll shteti ...? !
Po për andartët Grek që shkrumbuan jugun e Shqipërisë për Vorio - Epirin në 1913-1914 ?! apo pas takimit tjetër do nxirret nga shporta e axhendës Greke …. ?! Në bazë të çdo konvente e praktike ndërkombëtare, për ata që kanë ndërruar jetë në një territor të huaj, ngrihet një varrezë përkujtimore e simbolike, siç Shqipëria ka aplikuar për Ushtarët Francez e Britanik . Pse nuk kërkuan të njëjtën gjë Gjermania e Italia, për të rënët e luftës së dytë botërore ,por i morën trupat dhe ja u çuan familjeve ?
E imagjinoni po të kërkonin të njëtën gjë, të rënët Gjermanë, Italianë, turq, austriake , serb, francez, anglez apo çdo lloj ushtrie që ka kaluar në Shqipëri gjatë luftës së parë apo të dytë botërore ?
Pse kjo bamirësi e vasalitet nga qeveritë e majta e të djathta për 120 vend zhvarrime të reja në hartën e Vorio – Epirit? Nuk mjaftonte Kosina që ja kaloi dhe skenarëve të filmave horror me zhvarrime e varrime deri të mbetejeve të fëmijëve e pleqve Shqiptarë që u bënë ushtarë Grek? Po ju kujtoj shprehjen Greke : “Aty ku kemi varret e të rënëve aty kemi atdheun “…dhe pas shumë viteve e ceremonive zyrtarë shtetërore nga Shteti Shqiptar e kur mos të jenë më të njëjtët në pushtet do të na nemë historia ….
Po ju kujtoj që i vetmi vend që përshëndeti pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste e Musolinit ishte qeveria Greke me Kryeministrin Kuisling Metaksa që vuri dhe betimin nazist në Greqi …
Mendoni që mund të harroni e të zhdukni kujtimin e atyre mijëra Shqiptarëve të Çamëris që u masakruan pleq, gra , fëmijë në një pastrim etnik të pashembullt në histori ..
Ata nuk u vranë në luftë, ata nuk ishin ushtar, po u theren e u masakruan në shtëpitë e tyre ,.. u vranë pabesisht e jo në betejë ...
Për Shqiptarët e Çamërisë të masakruar në një genocid të pashembullt në histori - shportat e bisedimeve, respekti njerëzor, dinjiteti e reciprociteti nuk vlejnë, kjo është Qeveria Shqiptare “Patriote “ ?!
Minimalisht reciprocitet në trajtimin e të vdekurve!
Nuk ka fe, besim e politikë në botë që nuk i trajton të vdekurit njësoj !
Të vdekurit janë të barabartë edhe para zotit, dhe para robit !
Dhe dhembin njëlloj !
Dhembin njëlloj dhe po njëlloj meritojnë nderim !
Mendoni që Napolon Zerva i vrau fizikisht e dikush do t’i vrasë moralisht dhe me heshtje ?!
Po ju garantojmë që jemi gjallë e do ngrihemi me gjithë shqiptarët ..
Ajo që s’të vret të bën më të fortë !